Super talenti Ammar Adili shpërthen me 60 pikë në parket
MARKETING
Një performancë që rrallë shihet në basketbollin e moshave vjen nga radhët e KB Universiteti i Tetovës.
Talenti i ri, Ammar Adili (i lindur më 26.08.2012), realizoi plot 60 pikë në një ndeshje zyrtare të kategorisë U14 ndaj KB Gostivari.
MARKETING
Në një duel spektakolar dhe me shumë pikë nga të dyja skuadrat, Universiteti i Tetovës arriti fitore të ngushtë 82:79, ndërsa pothuajse i gjithë rezultati u mbajt mbi supet e një lojtari të vetëm.
Një paraqitje brilante që dëshmon talentin e jashtëzakonshëm dhe potencialin e madh të Adilit, emër për t’u mbajtur mend për të ardhmen.

