(VIDEO) Kosovë, drejtuesit shtetërorë po presin vendimet e gjykatës kushtetuese

(VIDEO) Kosovë, drejtuesit shtetërorë po presin vendimet e gjykatës kushtetuese

MARKETING

 

MARKETING

Sample Image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar sot lidhur me emërimin e anëtarëve nga partitë politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Osmani, ka thënë se arsyeja se përse ka kërkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje është se partitë kanë kërkuar emërimin e më shumë anëtarëve në KQZ.

VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS

Për shkak se janë kërku tre nga Vetëvendosja, janë emëru vetëm dy. Janë kërku dy nga PDK-ja, është emëruar një, për shkak se ka më shumë propozime sesa që i lejon kushtetuta. Dhe meqenëse kjo çështje deri tani nuk është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese, kam kërkuar që ta sqarojë atë. Mirëpo, ky rast është mbi një është ngritur mbi një bazë tjetër ligjore, jo mbi të njëjtën që është ngritur në rastet e mëparshme, qoftë nga ish-presidenti Thaçi, qoftë nga ana ime. Se kjo çështje ka qenë e paqartë përgjatë viteve për secilin president në fakt. Dhe shpresoj që më në fund gjykatat ta sqarojnë. Momentin që sqarohet, vijohet me emërimet”

Ajo ka sqaruar se Kushtetuesja ende nuk ka marrë ndonjë vendim për këtë dhe se janë në pritje të përgjigjes. Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është e domosdoshme të pritet njoftimi apo aktgjykimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që vendimet e këtij institucioni të kuptohen qartë përpara se të ndërmerren hapa të tjerë institucionalë.

ALBULENA HAXHIU, KRYETARE E KUVENDIT TË KOSOVËS

Është shumë e rëndësishme që të pritet njoftimi apo aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, për faktin se siç e dini në të kaluarën së pari ka pasë njoftim të Gjykatës e pastaj është nxjerrë aktgjykimi. Pra sido që të ndodhë, është e rëndësishme që kjo të pritet. Siç e dini, afatin që Gjykata e ka dhënë me masën e përkohshme është 31 marsi. Uroj që sa më parë të kemi një vendim në raport me dekretin e presidentes Osmani. Kurdo që ky vendim të dalë, natyrisht që është e rëndësishme që ta shohim atë, ta kuptojmë atë dhe pastaj të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë”

Pasi Kuvendi nuk arriti ta zgjidhte presidentin e ri në seancën e 5 marsit, të nesërmen presidentja Vjosa Osmani, e shpërndau legjislaturën e dhjetë. Pas këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 31 mars, duke ndaluar çdo veprim të presidentes në lidhje me Dekretin për shpërndarje të Kuvendit por edhe ndaloi çfarëdo veprimi të këtij institucioni./SHENJA/

 

MARKETING