3 mijë “zemra” kuqezi në Varshavë, “avullojnë” të gjithë biletat në dispozicion të Shqipërisë

3 mijë “zemra” kuqezi në Varshavë, “avullojnë” të gjithë biletat në dispozicion të Shqipërisë

MARKETING

Në Varshavë, në këtë takim me historinë, Sylvinho dhe të besuarit e tij, do të kenë në krahë mbi 3 mijë “zemra” kuqezi që do të mbështetin ekipin përfaqësues përballë Polonisë. Ashtu siç e parashikon rregullorja, FSHF kishte në dispozicion vetëm 5% të stadiumit, afro 3 mijë tifozë. Me anë të një reagimi për mediat, Federata Shqiptare e Futbolli bëri me dije se të gjithë biletat që ishin në dispozicion për tifozerinë kuqezi janë shitur:

MARKETING

Sample Image

“Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët tanë për ndeshjen Poloni-Shqipëri janë shitur, shkruan FSHF.Fshf

Kjo ishte e pritshme, në një kohë kur vetëm në 24 orët e para, pasi biletat dolën në shitje, kishte mbi 10 mijë aplikime për një biletë. Të vetëdijshëm për këtë fakt, FSHF i bëri kërkesë UEFA dhe Federatës Polake të futbollit të kishte më shumë bileta në dispozicion, por kjo kërkesë u refuzua në mënyrë kategorike.

Sigurisht, në një stadium me një kapacitet prej 58 mijë vendesh, pritet të ketë më shumë se 3 mijë tifozë shqiptar, të cilët mund të kenë siguruar një biletë edhe në sektorin vendas. Kjo është një transfertë delikate edhe për tifozët pasi tifozeria polake njihet për akte të dhunshme.

MARKETING