Halili: Ulja e TVSH-së për derivatet jo e bollshme, por me karakter politik
MARKETING
Ekonomisti Faton Halili e ka cilësuar të pamjaftueshme masën për zvogëlimin e TVSH-së për derivatet e naftës. Në emisionin “Debat në SHENJA”, ai u shpreh se kjo masë nga qeveria po përdoret më shumë si instrument politik sesa si një ndërhyrje efektive ekonomike.
MARKETING
“Fillimisht pajtohem me profesorin me atë që e potencoj. Por pak a shumë, mendoj se posedoj një qasje tjetër rreth këtyre fenomeneve që po na tangojnë si qytetat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo masë nuk është e bollshme. Kjo masë po shfrytëzohet nga pushteti si instrument politik se sa si instrument ekonomik. Jo vetëm kjo masë, por të gjitha masat edhe më herët kur kemi pasë kësilloj krizash, qoftë në kohën e pandemisë, por edhe në kohën e invazionit që ndodhi mes Rusisë dhe Ukrainës, qytetarët realisht nuk kanë ndjerë lehtësime deri tek mbushja e xhepit të tyre apo përmirësimin e standartit jetësorë”, deklaroi Aliti. /SHENJA/

