Kontrolle të DAP në pompat e benzinës për TVSH-në e ulur në 10%
MARKETING
Në bazë të vendimit të miratuar nga Qeveria në seancën e fundit, nga 24 marsi 2026 (ora 00:01) deri më 6 prill 2026 (ora 24:00), do të zbatohet një normë preferenciale prej 10% për tatimin mbi qarkullimin e energjensave (derivateve të naftës).
MARKETING
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) njofton se të gjithë tatimpaguesit që merren me tregtinë me pakicë të karburanteve dhe lubrifikantëve në dyqane të specializuara janë të obliguar të zbatojnë këtë vendim në kohë. Kjo nënkupton përshtatjen e sistemeve fiskale, listave të çmimeve dhe faturimit, në mënyrë që të llogaritet dhe të shfaqet saktë norma e re preferenciale e TVSH-së prej 10%.
Nga DAP theksojnë se zbatimi i masës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Institucioni paralajmëron kontrolle të shtuara për të siguruar respektimin e plotë të vendimit, ndërsa për çdo parregullsi do të ndërmerren masa ligjore përkatëse.

