Bayern pa mëshirë ndaj Atalantës, Barça shmang humbjen në Champions

Bayern pa mëshirë ndaj Atalantës, Barça shmang humbjen në Champions

Mbrëmja e së martës në Champions League dhuroi emocione dhe shumë gola në disa nga ndeshjet më interesante të kompeticionit.

Bayern Munich mori një fitore të thellë 6-1 në transfertë ndaj Atalantës në Itali, duke e bërë thuajse formalitet çështjen e kualifikimit. Bavarezët dominuan që në pjesën e parë me golat e Stanisic, Olise dhe Gnabry. Në pjesën e dytë rrjetën e tundën edhe Jackson dhe Musiala, ndërsa Olise realizoi dopietë. Golin e vetëm për skuadrën nga Bergamo e shënoi Pasalic.

Në Angli, Barcelona barazoi 1-1 me Newcastle në stadiumin “St. James’ Park”. Barnes kaloi në avantazh vendasit, ndërsa talenti Lamine Yamal barazoi për katalanasit, duke shmangur humbjen për skuadrën spanjolle.

Fitore spektakolare regjistroi edhe Atletico Madrid, që mposhti Tottenhamin me rezultatin 5-2. Për madrilenët realizuan Llorente, Griezmann, Alvarez me dy gola dhe Le Normand, ndërsa për londinezët shënuan Porro dhe Solanke.

Skuadrat e kualifikuara do të përcaktohen në ndeshjet e kthimit, të cilat do të zhvillohen më 18 mars.

MARKETING