Xavi “trondit” Barcelonën: Laporta refuzoi rikthimin e Messit
Trajneri Xavi Hernandez ka zbuluar se rikthimi i Lionel Messit te Barcelona ishte shumë pranë të realizohej, por në fund gjithçka dështoi për shkak të kundërshtimit nga presidenti Laporta. Ish tekniku i katalansve deklaron se akordi me Mesin ishte arritur, ndërsa tha se kishte marrë edhe dakordësinë nga La Liga, por Laporti refuzoi.
Kur shumë veta besonin se historia midis Lionel Messit dhe Barcelonës kishte mbaruar plotësisht, Xavi Hernandez zbuloi një të vërtetë që pak veta e prisnin.
Në një intervistë me një media spanjolle, ish-trajneri i skuadrës katalanase tha se kthimi i Messit në klub ishte praktikisht i dakordësuar pas Kupës së Botës 2022, por presidenti Laporta në fund vendosi ta ndalonte këtë transferim.
XAVI “Leo ishte praktikisht i nënshkruar. Në janar të vitit 2023, pasi u bë kampion bote, ne e kontaktuam dhe ai më tha se ishte shumë i entuziazmuar për t’u rikthyer. Presidenti më tha se nëse Leo do të kthehej, ai nuk mund ta lejonte këtë. Joan Laporta e refuzoi rikthimin e Lionel Messit, jo La Liga. Nuk kishte të bëjë me anën financiare”.
Ksavi rrëfen se u ndje i zhgënjyer nga presidenti Laporta.
Xavi “Marrëdhënia ime me Laportën ishte shumë e mirë. Në fakt, unë nënshkrova me Barçën falë tij, por në fund ai më zhgënjeu.Laporta më shkarkoi si trajner pa më thënë të vërtetën”.
Ish tekniku i Barcës tregon se drejtuesit e klubit kishin nisur një fushatë mediatike kundër tij
Sink xavi ‘Ndërmorën një fushatë mediatike kundër meje dhe çfarë është më e keqja dhe më zhgënjyese, ishte fakti që Alejandro foli me futbollistë si Roberto, Araújo, Pedri apo Rafinja dhe iu tha se doja që t’i shisja. Kjo më dhembe sepse nuk është e vërtetë”
Ksavi përjashtoi rikthimin e tij në kamp nou.
Sink xavi “Unë nuk do të kthehem më kurrë te Barcelona, e kam pasur tashmë kohën time si lojtar dhe si trajner.”
Ndërkaq, nuk ka munguar as reagimi i ish presidentit LAporta.
“Më ka habitur dhe më ka dhembur deklarata e Ksavit. Të jesh president i Barcelonës është shumë e vështirë, sepse duhet të marrësh vendime të vështira, siç ishte edhe shkarkimi i Xavit.

