OKH Merhamet shpërndan 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kumanovë dhe Likovë

OKH Merhamet shpërndan 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kumanovë dhe Likovë

Në kuadër të aktiviteteve bamirëse dhe angazhimit të saj humanitar, OKH Merhamet ka shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kumanovë dhe Likovë.

Kjo nismë synon të ofrojë ndihmë konkrete për familjet që përballen me vështirësi ekonomike, duke i mbështetur në një kohë kur solidariteti dhe kujdesi ndaj njëri-tjetrit janë më të rëndësishme se kurrë.

Shpërndarja e pakove ushqimore është realizuar në këto zona: Kumanovë, Likovë, Nakushtak, Ropalcë, Vishticë, Hotël, Mateç, Orizare, Slupcanë, Vaksincë, Allashecë, Opajë, Llopat, Rramali dhe Çerkezë.

Përmes këtij aksioni humanitar, 650 familje kanë përfituar pako ushqimore me produkte bazë, duke ndihmuar në lehtësimin e nevojave të tyre të përditshme dhe duke ofruar mbështetje konkrete në këtë periudhë. Ky aktivitet dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të OKH Merhamet për të ndihmuar shtresat më të ndjeshme të shoqërisë dhe për të ruajtur traditën e solidaritetit dhe humanizmit. Për të respektuar dinjitetin e familjeve përfituese, në fotografitë e realizuara gjatë shpërndarjes është treguar kujdes që ato të mos paraqiten.

MARKETING