BASHKIMI FITON MAKEDONIJA GJP NË KUMANOVË 

BASHKIMI FITON MAKEDONIJA GJP NË KUMANOVË 

Skuadra e Bashkimit ka marrë fitore ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultat 2:0 në duelin e luajtur mesditën e kësaj të diele në kuadër të xhiros 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Golat për triumfin e skuadrës nga Kumanova i realizuan Avornijo në minutën e 75-të nga penalltia dhe Memeti në të 84-tën. Ndërkohë në ndeshjen tjetër Tikveshi arriti të mposht Pelisterin me golin e vetëm të Stojanovit. Xhiroja e 22-të vazhdon nesër me dy ndeshje tjera në program, aty ku Shkëndija në Tetovë do të pret Brerën e Strumicës, teksa Sileksi përballet me Vardarin. Xhiroja mbyllet të martën me takimin e vetëm Rabotniçki – Arsimi që luhet nga ora 14:00.

MARKETING