Spalletti lavdëron Zhegrovën për paraqitjen e shkëlqyer ndaj Romës:Prodhoi diçka speciale

Spalletti lavdëron Zhegrovën për paraqitjen e shkëlqyer ndaj Romës:Prodhoi diçka speciale

Luciano Spalletti, trajneri i Juventusit, ka lavdëruar paraqitjen e Edon Zhegrovës në ndeshjen ndaj Romës.

Ylli kosovar hyri si zëvendësues dhe u bë kyç në dy golat që ndihmuan “Bianconerët” të barazonin rezultatin në 3-3.

Pas përfundimit të ndeshjes, Spalletti e përmendi Zhegrovën mes lojtarëve që dhanë kontributin e tyre për barazimin e Juventusit.

“Yildiz pati një ndeshje të shkëlqyer sot, Zhegrova prodhoi diçka speciale dhe Boga ka cilësitë për të dalë gjithmonë me diçka të rëndësishme”.

“Gjithnjë kishim shpresë, ky është futbolli. Boga ka intuitën dhe kualitetin për të krijuar diçka nga asgjë, njësoi si Yildiz dhe Zhegrova. Duhesh gjithnjë të kesh besim në sport dhe jetë”.
Ndërkohë, Spalletti beson se do të kenë një sezon të shkëlqyer deri në fund.
“A besoni se do të përfundoni në top katër? Jetoj për atë pozitë. Kemi pasur një moment ku shumë gjëra na kanë ndodhur dhe nuk kemi pasur fat. Skuadra është përmirësuar në shumë aspekte dhe do të kemi një fund të sezonit të mirë”, deklaroi italiani.

Ndërkohë, me paraqitjen ndaj Galatas dhe Romës – Zhegrova tani padyshim do të jetë një opsion konkret për Spallettin në ndeshjet e ardhshme.

MARKETING