Krerët e VLEN-it takojnë diasporën, diskutohet për investime dhe bashkëpunim institucional

Krerët e VLEN-it takojnë diasporën, diskutohet për investime dhe bashkëpunim institucional

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me liderë të tjerë të koalicionit VLEN, ka zhvilluar një takim me Milaim Ziberin, kryetar i Lidhjes së Diasporës së Bashkuar Kërçovare.

Sipas njoftimit të bërë publik nga Mexhiti, në fokus të takimit ishte roli i diasporës në zhvillimin kombëtar, ekonomik dhe kulturor të vendit, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional me mërgatën.

“Diaspora mbetet një nga shtyllat më të fuqishme të zhvillimit tonë kombëtar, ekonomik dhe kulturor”, ka theksuar Mexhiti, duke shtuar se diskutimi ishte i hapur dhe konstruktiv, me theks të veçantë në shndërrimin e potencialit të diasporës në projekte konkrete për vendin.

Gjatë takimit është biseduar për krijimin e mekanizmave më efikas për përfshirjen e diasporës në proceset zhvillimore, në investime strategjike dhe në iniciativa që përmirësojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Mexhiti ka vlerësuar përkushtimin dhe organizimin e diasporës kërçovare, duke theksuar se zëri i saj duhet të dëgjohet dhe të përfaqësohet denjësisht në çdo nivel vendimmarrës.

MARKETING