(VIDEO) SHBA dhe Izraeli nisin “sulmet parandaluese” ndaj Iranit

(VIDEO) SHBA dhe Izraeli nisin “sulmet parandaluese” ndaj Iranit

Shpërthime u dëgjuan në Teheran herët të shtunën dhe re të dendura tymi u panë mbi disa pjesë të qytetit, pasi SHBA dhe Izraeli ka nisur atë që është quajtur sulm “parandalues” kundër Iranit. Sulmet fillestare kanë vrarë dhe kanë plagosur dhjetëra pjesëtarë të Gardës Revolucionare, përfshirë staf kyç operacional.

Irani i është përgjigjur sulmeve duke goditur bazën ushtarake amerikane në Bahrein, ndërsa shpërthime janë dëgjuar në të gjithë shtetet e Gjirit arab.

Bahreini i cili e ka njohur Izraelin, i përshkroi ato si “sulme të pabesa” që përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejt për sigurinë e vendit.

Të paktën një person është vrarë në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, nga raketat e lëshuara nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe, që është një aleat i Izraelit në rajon, ka njoftuar se mbrojtja ajrore ka kapur me sukses një “numër” të raketave.

Irani ka njoftuar se ka sulmuar edhe bazën ajrore amerikane Al-Udeid në Katar dhe bazën ajrore Al-Salem në Kuvajt.

Raketat iraniane ka goditur edhe Izraelin, i cili shpalli një gjendje të jashtëzakonshme “të posaçme dhe të menjëhershme” në të gjithë vendin.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se bashkë me SHBA-në synojnë të eliminojnë atë që ai e përshkroi si një “kërcënim ekzistencial” të paraqitur nga regjimi iranian.

Pas Netanjahut, ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili deklaroi se SHBA-ja gjithashtu ka nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër “regjimit iranian”. Trump bëri një numër pretendimesh dhe parashikimesh të tjera pa asnjë provë konkrete. “Ata kurrë nuk do të kenë një armë bërthamore. Ky regjim së shpejti do të mësojë se askush nuk duhet të sfidojë forcën dhe fuqinë e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Trump.

Sulmet vijnë ndërsa bisedimet ndërmjet Washingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit.

Qershorin e kaluar, SHBA-ja goditi tre objekte bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore Izrael-Iran. /SHENJA/

MARKETING