Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Botërore investon në efikasitetin energjetik në institucionet publike shëndetësore dhe spitalet rajonale
Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore vazhdon të përmirësojë efikasitetin energjetik në institucionet publike shëndetësore dhe spitalet, duke realizuar investime të konsiderueshme në përmirësimin e performancës energjetike të institucioneve publike shëndetësore dhe spitaleve.
“Projekti i efikasitetit energjetik në sektorin publik implementohet përmes Njësisë Projektuese në Ministrinë e Financave dhe përmes komponentit “Investimet në efikasitetin energjetik në objektet e pushtetit qendror, përkatësisht në institucionet shëndetësore dhe spitalet rajonale” me vlerë të përgjithshme prej 9.21 milionë eurove, sigurohet mbështetje financiare për realizimin e projekteve për rindërtimin e institucioneve shëndetësore dhe spitaleve rajonale me masat e efikasitetit energjetik”, sqarohet në kumtesën e Ministrisë së Financave.
Siç shtohet, në këtë cikël janë realizuar me sukses rindërtimi efikase energjetik në 15 institucione shëndetësore publike në mbarë vendin, duke siguruar kushte më të mira në sektorin e shëndetësisë dhe njëkohësisht kursime afatgjate të energjisë.
“Realizimi i këtyre investimeve në institucionet shëndetësore kontribuon në arritjen e kursimeve përmes uljes së konsumit të energjisë, zvogëlimit të shpenzimeve operative të institucioneve dhe sigurimit të kushteve më cilësore si për pacientët, ashtu edhe për të punësuarit në to”, theksohet në kumtesë.
Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në sigurimin e përkrahjes së qëndrueshme financiare dhe partneriteteve që sjellin përfitime afatgjate për komunitetin, duke nxitur efikasitetin energjetik, përgjegjësinë fiskale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

