DPHM: 83 centimetra borë në Kodrën e Diellit
Në Prilep, mëngjesin e sotëm janë matur -3 gradë Celsius. Temperatura nën zero janë regjistruar edhe në Kriva Pallankë, Berovë dhe Mavrovë me -2 gradë, ndërsa -1 gradë është shënuar në Kodrën e Diellit dhe në Manastir.
Sipas njoftimit të Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik, temperaturë zero gradë është regjistruar në Tetovë, Shtip, Krushevë dhe Pretor.
Një gradë mbi zero është matur në Shkup – Petrovec, Ohër, Kavadar dhe Vinicë, ndërsa 2 gradë në Shkup (Zajçev Rid), Veles dhe Demir Kapi.
Temperaturë prej 4 gradësh është regjistruar në Strumicë, ndërsa më e larta, 8 gradë Celsius, në Gjevgjeli.
Në Kodrën e Diellit trashësia e mbulesës së borës ka arritur në 83 centimetra.
Sipas parashikimit të Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik, gjatë mëngjesit pritet të ketë mjegull nëpër lugina. Në Shkup moti do të jetë me vranësira, ndërsa gjatë ditës pritet kthjellim dhe periudha me diell.

