(VIDEO) Ligji për arsim të lartë, profesorët universitarë kërkojnë të tërhiqet propozim-ligji i ri

(VIDEO) Ligji për arsim të lartë, profesorët universitarë kërkojnë të tërhiqet propozim-ligji i ri

Një grup i gjerë profesorësh nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” i janë drejtuar me një letër të hapur partive politike, Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit ku kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me Propozim-ligjin për arsimin e lartë. Përmes këtij reagimi publik, nënshkruesit vlerësojnë se disa nga zgjidhjet e propozuara përbëjnë një ndërhyrje serioze në autonominë universitare të garantuar me Kushtetutë, veçanërisht me parashikimin e “Këshillit Universitar”.

Sipas profesorëve, ky organ i ri, ku një pjesë e anëtarëve emërohen nga Qeveria, merr kompetenca zëvendësuese ndaj Senatit dhe Rektoratit, duke hapur rrugën për ndikim të drejtpërdrejtë politik në menaxhimin institucional. Përveç kësaj, profesorët alarmojnë se dispozitat që lejojnë shkrirjen ose fuzionimin e universiteteve me iniciativë të Ministrisë, pa pëlqimin e kualifikuar të njësive akademike, krijojnë pasiguri juridike dhe paqëndrueshmëri për stafin dhe studentët.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka përsëritur qendrimin e saj. Edhe sot ajo theksoi se nuk ka nevojë të tërhiqet ligji për arsim të lartë sepse, sipas saj, çdo tërheqje dhe shtyrje e kësaj zgjidhje ligjore është në dëm të arsimit të lartë në vend. Janevska tha se nuk ka aq shumë vërejtje nga të gjitha universitetet, se një numër i caktuar përsëritet dhe se ato për të cilat profesorët kanë të drejtë do të korrigjohen.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Për shembull, ligji thotë se përpara se të mbrojë një tezë masteri, kandidati duhet të ketë publikuar një punim në Ëeb of Science. Pasi diskutuam me arsye se mund të mos ketë kohë për një gjë të tillë, ajo do të tërhiqet. Për mbrojtjen e një teze doktorature, kërkohej që të publikoheshin tre punime në një revistë me faktor ndikimi, përsëri, duke marrë parasysh kohën dhe përpjekjen që duhet të bëjë studenti i doktoraturës, arritëm në përfundimin se dy punime janë plotësisht në rregull”.

Kur u pyet se çfarë do të ndodhë me studentët dhe profesorët nga universitetet private pas ligjit të ri që ata nuk do të kenë studime juridike, Jaevska u përgjigj se për ata studentë “nuk ka rrezik dhe ata do t’i përfundojnë studimet e tyre sipas akreditimit me të cilin kanë filluar”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING