Kompania farmaceutike “Alkaloid” ka mbyllur vitin 2025 me rezultate historike
Kompania farmaceutike “Alkaloid” ka mbyllur vitin 2025 me rezultate historike, duke konfirmuar pozicionin e tij si lider në rajon dhe më gjerë.
Sipas raportit të fundit financiar, kompania ka arritur shitje rekord të konsoliduara prej 339.3 milionë eurosh, një rritje prej 10% krahasuar me vitin paraprak. Shtylla kryesore e këtij suksesi mbetet eksporti, i cili kap shifrën e 221.6 milionë eurove, ku tregjet e Suedisë, Austrisë dhe Holandës kanë shënuar rritjen më të lartë. Produktet farmaceutike dominojnë portofolin e kompanisë, duke përbërë 91% të shitjeve totale, me fokus të veçantë te antibiotikët dhe preparatet neurologjike. Përveç anës financiare,
Alkaloid ka vazhduar investimet masive. Gjatë vitit 2025, janë investuar 18 milionë euro në objekte të reja dhe teknologji, përfshirë laboratorin e ri mikrobiologjik për kontrollin e cilësisë.
Kompania dëshmoi përgjegjësi edhe ndaj punonjësve të saj, duke numëruar tashmë mbi 3,000 të punësuar dhe duke paguar një regres rekord për pushime prej rreth 44,500 denarësh neto për secilin.

