Jeton Beqiri: Jemi krenar për arritjen, ndeshja e kthimit e vendos kualifikuesin
Jeton Beqiri ka folur në një pres konferencë para ndeshjes së parë të plej of-it në Ligën e Konferencës kundër Samsunsporit.
Trajneri i ekipit tetovar është shprehur se kanë analizuar mirë ekipin turk, por ajo që i vështirëson situatën është ndryshimi i trajnerit te ekipi turk.
“Sa i përket përgatitjeve të ndeshjes, normalisht është vështirësuar puna për neve, pasi skuadra kundërshtare vetëm para kësaj ndeshje kanë ndryshuar trajner, që do të thotë se ndryshimet janë të mundshme dhe të paparashikueshme. Ne gjithsesi kemi ndjekur ndeshjet e tyre, do të shikojmë edhe diçka sa i përket stilit të trajnerit ku ka punuar me skuadra tjera. Por, e rëndësishme për të gjithë ne, edhe për futbollistët, për klubin dhe tifozët si fillim ta shijojmë si ndeshje, pastaj të japim maksimumin dhe ta luftojmë shumë si ndeshje. Duke respektuar në maksimum kundërshtarin dhe në bazë të Ligës në të cilën luajmë, ne ua japim rolin e favoritit kundërshtarit”.
“Mendoj që ekipi i Samsunsporit është një nga skuadrat më të mirat që ne jemi përballur deri më tani. Nuk mendoj se është skuadra më cilësore, pasi mendoj dy skuadra tjera janë më të cilësore se Samsunspori, por për çështje korrektise nuk do të përmendi emrat e tyre. Është vështirësuar situata me ndërrimin e trajnerit për shkak se nuk e dimë mënyrën e lojës apo formacionin edhe filozofisë. Ne jemi duke analizuar edhe lojën e trajnerit me skuadrat tjera dhe do të mundohemi që ekipi jonë pikë së pari duhet të shikojë situatën tonë, të shohim që ne të paraqitemi mirë, ku realisht në minutat e para duhet të jemi shumë të kujdesshëm, duhet të luftojmë në çdo pjesë të fushës. Normalisht edhe të luajmë, ta shijojmë dhe në momente të veçanta të jemi ofanziv, të jemi të rrezikshëm. Ne jemi këtu për atë shkak se nuk kemi respektuar disa skuadra që gjithashtu kanë qenë shumë cilësore dhe të shtrenjta në letër.”
“Mendoj që në ndeshjen e kthimit do të vendoset se cila skuadër do të vazhdojë më tutje. Normal se mungesat e ekipit kundërshtarë ndonjëherë janë pozitive për ne, ndonjëherë janë edhe negative, pasi ata posedojnë më shumë futbollist. Gjithashtu edhe ne kemi mungesa të rëndësishme në skuadër. Besoj që çdo futbollist që nesër del në fushë, si ato nga fillimi, si ato që do të aktivizohen nga pankina, do të japin maksimumin. Unë parashikojë një spektakël futbolli, ku ne duhet të japim maksimumin, duhet të jemi më këmbë në tokë gjithsesi, por edhe krenar dhe asnjë moment të dorëzuar”.

