Armand Duka rizgjidhet për herë të shtatë President i FSHF‑së

Armand Duka rizgjidhet për herë të shtatë President i FSHF‑së

Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e mbajtur këtë të hënë, u zgjodh zyrtarisht Presidenti i ri për një mandat katërvjeçar si dhe 10 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Në votimin e zhvilluar, Armand Duka rezultoi i vetmi kandidat për postin e presidentit dhe mori 48 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim, duke siguruar kështu besimin e plotë të delegatëve të federatës.

Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, Duka falenderoi të pranishmit dhe theksoi se mandati i ri do të shërbejë për të forcuar më tej infrastrukturen sportive dhe për të rritur cilësinë e futbollit vendas.

Kjo rizgjedhje i jep Dukas katër vite të tjera për të zhvilluar projektet që sipas mbështetësve të tij, kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të futbollit shqiptar në vitet e fundit.

 

MARKETING