Zyrtare: Bayern Munich ‘blindon’ Upamecanon me kontratë të re

Zyrtare: Bayern Munich ‘blindon’ Upamecanon me kontratë të re

Saga e gjatë ka përfunduar, Dayot Upamecano ka zgjatur kontratën e tij me Bayern Munich deri më 30 qershor 2030.

Kampionët rekord të Gjermanisë e konfirmuan zyrtarisht lajmin këtë të premte.

Mbrojtësi francez shprehu kënaqësinë e tij pas firmosjes së kontratës së re.

“Jam shumë i lumtur që qëndroj te Bayern Munich dhe që vazhdoj të luaj në këtë skuadër. Kemi një ekip të shkëlqyer dhe një trajner shumë të mirë, ndërsa së bashku kemi objektiva të mëdha”.

“Në jetë gjithçka lidhet me mentalitetin, unë jap maksimumin për shokët e skuadrës në çdo seancë stërvitore, dua të mbaj portën e paprekur në çdo ndeshje dhe të fitoj sa më shumë trofe me Bayernin”.

Upamecano është pjesë e Bayern Munich që nga vera e vitit 2021.

Deri më tani, qendërmbrojtësi ka zhvilluar 180 ndeshje zyrtare me fanellën e klubit bavarez, duke realizuar gjashtë gola dhe duke dhënë 11 asistime.

Me këtë rinovim, Bayern siguron një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv edhe për pesë sezonet e ardhshme, duke konfirmuar besimin e plotë te 25-vjeçari francez. 

 

MARKETING