Shkëndija fiton derbin me Strugën, Shkupi humb thellë nga Tikveshi

Shkëndija fiton derbin me Strugën, Shkupi humb thellë nga Tikveshi

Shkëndija ka fituar derbin me Strugën në hapjen e gjysmësezonit pranveror në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë triumfuan me dy gola, të cilat i realizuan në fundin e pjesës së dytë me Spahiun që realizoi golin e parë dhe të dytin e gjeti Ndzegue.

Ndërkohë, ka humbur thellë Shkupi në Kavadar, duke u mundur me rezultat 6:0 nga Tikveshi.

Liga e Parë vazhdon të mërkurën me ndeshjet Vardari – Arsimi dhe Sileksi – Bashkimi, teksa xhiroja e 17-të mbyllet të enjten me takimet Brera – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Pelisteri – Rabotniçki.

MARKETING