Sulmi i Toni Kros ndaj sheikëve: Nëse Ronaldo largohet nga Arabia Saudite, askush nuk e sheh më atë kampionat

Sulmi i Toni Kros ndaj sheikëve: Nëse Ronaldo largohet nga Arabia Saudite, askush nuk e sheh më atë kampionat

Kristiano Ronaldo i ka dhënë fund grevës së tij në kampionatin arab, pasi ka vendosur që të kthehet të luajë me Al Nasr. Lojtari dhe klubi kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke i dhënë fund protestës së portugezit i cili ishte i pakënaqur nga mungesa e ndërhyrjeve në merkato.

Por sipas Toni Kros, sauditët nuk kishin asnjë alternativë tjetër, pasi portugezi është ai i cili u ka sjellë atyre të gjithë shikueshmërinë në këto vite dhe njohjen në arenën ndërkombëtare.

“Kampionati saudit është një botë më vete. Para mbërritjes së Kristianos, askush nuk e dinte në të vërtetë se çfarë ishte. Sot, në mënyrë paradoksale, po tregojnë mungesë respekti pikërisht ndaj njeriut që i dha shikueshmëri ndërkombëtare. Unë po ua them qartësisht, nëse Ronaldo do të largohej nesër, askush nuk do ta shihte më këtë kampionat”, ishin fjalët e Toni Kros për situatën e ish-shokut të skuadrës te Real Madrid.

MARKETING