(VIDEO) Subvencionimi i racionit studentor, nesër përfundon afati për paraqitjen e aplikimeve

(VIDEO) Subvencionimi i racionit studentor, nesër përfundon afati për paraqitjen e aplikimeve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka bërë të ditur se studentët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën për ushqim të subvencionuar studentor për vitin akademik 2025/2026, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më nesër 5 shkurt 2026. Ndërkaq, MASH njoftojnë se kjo e drejtë u dedikohet studentëve të studimeve universitare me kohë të plotë, si dhe studentëve të regjistruar në studime pasuniversitare dhe studime të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend.

Studentët që plotësojnë kushtet dhe ende nuk kanë aplikuar, mund ta bëjnë këtë në mënyrë elektronike përmes portalit zyrtar: e-uslugi.mon.gov.mk.

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

‘’Kushtet dhe kriteret për ushtrimin e kësaj të drejte janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Për mbështetje shtesë gjatë procesit të aplikimit, studentët mund të kontaktojnë përmes adresës elektronike [email protected]’’.

MASH gjithashtu ka theksuar se studentët të cilëve më herët u është ndërprerë e drejta për ushqim të subvencionuar, si dhe ata që nuk kanë aplikuar në afatet e mëparshme, mund të aplikojnë sërish.

Shuma e subvencionit është 140 denarë për ditë e cila është një mbështetje financiare e planifikuar për blerjen e ushqimit. Kjo shumë përdoret nga e hëna deri të shtunën. Ku shihet si shumë javore: rreth 840 denarë në javë. Kjo shumë është mbështetje për pjesë të shpenzimeve të ushqimit, jo një pagesë që mbulon të gjitha shpenzimet e ushqimit për studentët. Studentët dhe organizatat studentore shpesh kërkojnë që kjo të rritet, sepse çmimet e ushqimit rriten me kohë. /SHENJA/

 

MARKETING