(VIDEO) Pagat në sektorin publik, Mickoski: Për 4 vjet do të sigurohet rritje prej 40%

(VIDEO) Pagat në sektorin publik, Mickoski: Për 4 vjet do të sigurohet rritje prej 40%

Ndonëse pa kalkulator, kryeministri Hristijan Mickoski, tregohet i aftë në matematikë. Me anë të operacioneve matematikore, duke përdorur të panjohurat X,Y dhe Z-et, Mickoski sërish shpjegoi propozimin e qeverisë për rritjen e pagës së administratorëve shtetërorë. Ai thotë se propozimi parasheh që çdo rritje prej 1500 denarëve në tre vitet e ardhshme, t’i shtohet rritje edhe për 8%, me çka për rreth 4 vjet do të sigurohet rritje prej 40%.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Të themi, nëse unë jam administrator shtetëror dhe marr pagë prej 35,000 denarëve, ndërsa rritja e pagës minimale për këtë vit është 1,500 denarë, atëherë paga ime do të jetë 36,500 denarë. Tani ne çfarë propozojmë. Kjo shumë, të rritet për plus 8%, dhe kjo do të japë rezultat “X” para. Vitin tjetër në mars, të supozojmë që sërish rritja e pagës minimale do të jetë 1,500 denarë. Paratë e mija “X”, do t’i rrisim për 1,500 denarë dhe këtë shumë do ta rrisim për shtesë 8% dhe do të marrim “Y” para, viti i tretë në mars të vitit 2028, të supozojmë që paga minimale sërish do të rritet për 1,500 denarë, këto “Y” para do t’i rrisim për 1,500 denarë, dhe këtë shumë do ta rrisim për herë të tretë me 8%, do të marrim “Z” para. Këto “Z” para janë minimum 40% më shumë se ata 30,000 denarë ku tani kemi filluar”.

Ndërkaq, hiq më keq nuk janë treguar në këtë lëmi as edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Ata kërkojnë rezultat konkretë, duke kërkuar rritje të pagës minimale në 600 euro dhe rritje për pagat tjera nga 100 euro.

Sindikalistët kanë paralajmëruar më 10 shkurt bllokimin e kuvendit dhe poashtu bllokimin e deputetëve, madje nëse përsëri nuk plotsohen kërkesat e tyre, ata njoftojnë se do të mbajnë grevë të përgjithshme.

Ndërkohë, kryeminsitri Mickoski, akuzoi Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë se janë të ndikuar politikisht. “Pres që të dalin nga përqafimi partiak ata pak njerëz në udhëheqësinë e Lidhjes së Sindikatave dhe të merren vesh me Qeverinë në interes të punëtorëve, përkatësisht në interes të nëpunësve administrativë, pasi edhe ata, siç kam thënë shumë herë në të kaluarën, vetëm ata 7700-7800 kolegë tanë nuk kanë me Qeverinë Marrëveshje Kolektive, të gjithë të tjerët kanë”, tha Mickoski.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING