Siljanovska-Davkova: Rregullativa krijon besim dhe parashikueshmëri, e jo vetëm kontroll

Siljanovska-Davkova: Rregullativa krijon besim dhe parashikueshmëri, e jo vetëm kontroll

Rregullativa nuk është vetëm kontroll, por bëhet fjalë për krijimin e hapësirës së parashikueshme, ku besimi shoqëror mund të rritet, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në Forumin global për rregullativa qeveritare dhe drejtësi, në kuadër të Samitit botëror të qeverive në Dubai.

Në fjalimin e saj me temë “Legjislacioni si mundësues i sundimit të së drejtës”, ajo theksoi se në vend që të mbështetemi në iluzionizëm institucional dhe të besojmë se një ligj i përsosur në letër është fundi i rrugës, duhet të përqendrohemi në punën e palodhur në vitet në vijim – për të ndërtuar institucione që marrin frymë, që përshtaten dhe që i përkasin popullit.

Siljanovska-Davkova, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të saj, e prezantoi rastin e Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se shteti për 25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim me Bashkimin Evropian, formalisht dhe ligjërisht është i harmonizuar me Bashkimin Evropian, me institucionet, rregullat dhe rregulloret e tij, por pavarësisht kësaj, ne jemi ndër kandidatët më të gjatë për anëtarësim të plotëfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Por, harmonizimi, sipas presidentes, nuk bëhet vetëm për shkak të Brukselit, por edhe për shkak të faktit se procedurat janë garanci për barazi. Kur i harmonizojmë ligjet tona me standardet evropiane, ndërtojmë sistem në të cilin rregullat e mbijetojnë pushtetin, tha presidentja, duke theksuar se ky është ndryshimi midis sundimit të njeriut dhe sundimit të ligjit.

Ajo theksoi se institucionet tona mbeten gjithëpërfshirëse dhe theksoi se Strategjia kombëtare për zhvillim 2024 – 2044 ndihmon në kalibrimin e politikave dhe ligjeve.

MARKETING