Misajllovski në hapjen e Samitit të tretë ndërkombëtar për intelegjencë artificiale në sferën e mbrojtjes REAIM në Spanjë
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, me ftesë të ministres së Mbrojtjes së Mbretërisë së Spanjës, Margarita Robles Fernandes, sot dhe nesër do të marrë pjesë në hapjen e Samitit të tretë ndërkombëtar global për intelegjencë artificiale në sferën e mbrojtjes – REAIM, i cili këtë vit mbahet në A Korunja, Spanjë.
Samiti ndërkombëtar është në organizim të ministrive të mbrojtjes dhe punëve të jashtme të Spanjës.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë qëndrimit në Spanjë, është paraparë që Misajllovski të realizojë takime me ministren Fernandes, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit bilateral në mbrojtje.
REAIM është samit ndërkombëtar global, ku përfaqësues të lartë të shteteve, organizatave ndërkombëtare, ekspertë nga komuniteti akademik, sektori privat dhe shoqëria civile takohen për të biseduar se si intelegjenca artificiale të zhvillohet dhe të shfrytëzohet për qëllime ushtarake, në mënyrë që do ta përkrah paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

