Muriqi: Mbappe nuk është rivali im, ai është nga një botë tjetër

Muriqi: Mbappe nuk është rivali im, ai është nga një botë tjetër

Vedat Muriqi po shkëlqen me paraqitjet e tij në La Liga.Sulmuesi kosovar nuk ka të ndalur me golat e tij, duke realizuar edhe mbrëmë ndaj Sevillas dhe madje dha edhe një asistim, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Muriqi foli për mediat në Spanjë dhe u shpreh i lumtur për paraqitjet e tij, kurse dha një koment edhe për garën për Mbappe.“Mbappe nuk është rivali im, ai është nga një botë tjetër. Nëse përfundoj pas tij në garën për golashënuesin më të mirë, do të festoj sikur ta kisha fituar unë”, deklaroi Muriqi.

MARKETING