(VIDEO) Për kulturën shqiptare vetëm 13.8% të mjeteve, BDI: Kultura shqiptare nën majorizim institucional
Pas shpalljes së konkursit për projektet kulturore nga Ministria e Kulturës, ka reagur sot partia opozitare shqiptare, BDI. Me një sëri llogaritjesh të përkthyera në numra dhe përqindje, nga BDI theksojnë se vetëm 13,8 përqindë e mjete janë ndarë për projektet shqiptare, ndërsa 86,2 përqindë janë ndarë për projektet maqedonase.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Nga 220,988,534 denarë të ndarë për kulturë, 30,436,000 denarë u janë ndarë projekteve shqiptare (13.8%), ndërsa 190,552,534 denarë projekteve maqedone (86.2%)”.
BDI vlerëson se këto shifra nuk janë gabim administrativ, por dëshmi e një sistemi të qëndrueshëm majorizimi, segregimi dhe mungese transparence, ku kultura shqiptare tolerohet si prani, por mohohet si subjekt i barabartë kulturor dhe institucional.
Sipas BDI-së, të dhënat zyrtare për ndarjen e mjeteve publike për kulturën dëshmojnë një model të konsoliduar majorizimi institucional ndaj kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se në dramë, folklor dhe botime, kultura shqiptare trajtohet si prani dytësore.
Një ditë më parë, ministri i Kulturës, Zoran Lutkov tha se përzgjedhja e projekteve kulturore është bërë mbi bazën e cilësisë dhe jo përkatësisë etnike. I pyetur për përqindjen e projekteve shqiptare, ai deklaroi se i vjen keq t’i shohë shqiptarët si përqindje dhe theksoi se ndarja etnike e projekteve është e pamundur.
Samir Mustafa /SHENJA/

