(VIDEO) Parkingu në Qendrën Klinike, makth për qytetarët
“Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup sot nuk përballet vetëm me sfida shëndetësore, por edhe me kaosin në parking. Në një institucion ku çdo minut është i rëndësishëm, problemi i parkingut mbetet ende pa zgjidhje”.
Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” qytetarët përballen jo vetëm me sëmundien, por edhe me kaosin e parkingut. Mungesa e vendeve dhe rrugët e bllokuara e bëjnë çdo vizitë sfiduese, ndërsa pacientët dhe familjarët humbin minuta të çmuara duke kërkuar një vend të lirë. Nië problem i vjetër që pret një zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet. Po të njejtën e pohuan edhe qytetarët për tv Shenja duke thënë se mund të kërkosh dy orë dhe përsëri mund mos të gjesh parking.
QYTETAR
“Problem çdo herë ka, madje edhe problem i madh është, mundesh të futesh në parking dhe të kërkosh parking dy orë dhe mos të gjejsh. Duhet diçka të ndërrmarin, ose të ndërtojnë ndonjë parking, apo ndonjë parking në kate, nuk di çfarë të them, problemi është i madh”.
Edhe pse jo vendas përsëri për një tjetër qytetar problemi i parkingut është i dukshëm në sytë e tij.
QYTETAR
“Unë nuk e di sepse nuk kam ardhur me veturë, nuk e di a ka problem, por shof ka mjaft vetura, jam i shtrirë këtu si pacient”.
Ndërkaq një tjetër qytetar thotë se është situatë aq problematike saqë janë detyruar të vijnë dy persona- njëri të gjejë vend për paking , e tjetri të kryej punë në spital.
QYTETAR
“Dy persona kemi ardhur, njëri gjen vend për parking , e tjetri kryen punë në spital. Shumë keq është pa parking, thash që dy persona kemi ardhur, njëri rrin kujdestar tek vetura që të krëkojnë vend. Patjetër duhet të vendoset rend, dhe të vendoset se a do të ndërtohen parkingje në kate apo jo, patjetër duhet të bëhet diçka”.
Kujtojmë se më 29 dhjetor të vitit 2025 ministri i Shëndetësisë Azir Aliu duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske në lidhje me parkingun në Qendrën Klinike, ka deklaruar se diku deri në maj do të kemi parking krejtësisht të ri me infrastrukturë “smart” dhe garazh në kate, ndonëse deri më tani ende nuk shihet të kenë filluar punimet.
Anida Murati /SHENJA/

