Elita e futbollit vendor kthehet më 10 shkurt me derbin Shkëndija–Struga

Elita e futbollit vendor kthehet më 10 shkurt me derbin Shkëndija–Struga

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut rikthehet zyrtarisht në aksion më 10 shkurt, kur starton gjysmësezoni pranveror me dy ndeshje të xhiros së 17-të. Vëmendja kryesore do të jetë te derbi Shkëndija – Struga Trim&Lum, ndërsa në të njëjtën ditë luhet edhe Shkupi – Tikveshi (ora 14:00).

Xhiroja vazhdon të mërkurën, më 11 shkurt, me takimet Vardari – Arsimi dhe Sileksi – Bashkimi, ndërsa të enjten, më 12 shkurt, zhvillohen duelet AP Brera – Makedonija Gj.P. dhe Pelisteri – Rabotniçki.

Menjëherë pas kësaj, më 14 shkurt nis xhiroja e 18-të me përballjen Tikveshi – Shkëndija, ndërsa ndeshjet e tjera do të luhen në ditët në vijim deri të martën. Nga Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut është bërë e ditur se, pavarësisht konsultimeve për zhvillimin e ndeshjeve në dy ditë, për arsye teknike sezoni pranveror do të vazhdojë me të njëjtin sistem si në pjesën vjeshtore, duke garantuar implementimin e VAR-it në çdo ndeshje të LPFMV-së.

MARKETING