Dy turq kapen nga policia me katër emigrantë ilegalë në Gjevgjeli

Dy turq kapen nga policia me katër emigrantë ilegalë në Gjevgjeli

Sot, më 31 janar, policia ndaloi dy shtetas turq, S.A.O. (35 vjeç) dhe K.H. (32 vjeç), të dy të dyshuar për kontrabandim emigrantësh.

Rreth orës 02:30, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, policia ndaloi një “Shkoda Octavia” me targa të Shkupit, të drejtuar nga S.A.O., ku udhëtonte edhe K.H. Gjatë kontrollit u gjetën katër emigrantë ilegalë nga Egjipti, të moshës 15–35 vjeç.

Dy të dyshuarit u mbajtën në Stacionin Policor të Gjevgjelisë, ndërsa emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit dhe Transitit “Vinojug”.

Pas hetimeve, policia do të përgatisë parashtresën përkatëse ndaj tyre.

MARKETING