Zyrtare: Besiktasi e prezanton Kristjan Asllanin
Besiktas e ka konfirmuar huazimin e mesfushorit Kristjan Asllani nga Interi me opsion blerje.
Ylli shqiptar e ndërpreu bashkëpunimin me Torinon si pasojë e minutazhës së ulët, ndërsa Besiktasi arriti ta bindë për të ndryshuar kampionat.
Përmes një komunikate zyrtare, gjiganti turk e prezantoi mesfushorin “Kuq e Zi”.
“Mirë se vjen Kristjan Asllani te Besitkasi. Marrëveshja është arritur me Interin për transferimin e futbollistit Kristjan Asllani deri në fundin e sezonit 2025/26”.
“Sipas marrëveshjes, ekziston një opsion blerje nga klubi. I urojmë suksese Kristjan Asllanit në uniformën tonë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Ndërkohë, te Besiktasi Asllani do të jetë bashkëlojtar me futbollistin e Kosovës Milot Rashica.

