(VIDEO) Projekti “Safe City”, MPB publikon çmimoren: Dënimet nga 15 deri në 500 euro
Me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zbatimin e rreptë të ligjeve, Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët për kundërvajtjet që sanksionohen përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, si dhe për gjobat e parapara.
Sipas MPB-së, do të sanksionohet tejkalimi i shpejtësisë si në dhe jashtë vendbanimit.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanim – deri në 10 km/h mbi të lejuarën – 15 €, nga 10 deri në 30 km/h – 50 €, nga 30 deri në 50 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj. Tejkalimi i shpejtësisë jashtë vendbanimit deri në 30 km/h mbi të lejuarën – 20 € – nga 30 deri në 50 km/h – 50 € – nga 50 deri në 70 km/h – 300 € + ndalim i drejtimit 3–12 muaj“.
Tejkalimi në dritë të kuqe sipas njoftimit të MPB-së do të gjobitet me 250 euro dhe ndalim drejtimi nga 3 deri në 12 muaj. MPB gjithashtu njofton dënime edhe për parkim të parregullt duke filluar nga 25 deri në 180 euro, në varësi të llojit dhe peshës së kundërvajtjes.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Pjesëmarrje në komunikacion me automjet të paregjistruar, pa leje të vlefshme qarkullimi ose pa targa regjistrimi 500 € gjobë, nëse leja e qarkullimit ka skaduar deri në 30 ditë – 100 €. Ulja e sanksioneve – pagesa brenda 8 ditëve paguhet 50% e gjobës. Nëse ka edhe ndalim drejtimi masa zbatohet në gjysmën e afatit të paraparë“.
Ndryshe, të premten që lam pas 81 deputet votuan për ligjin për kundërvajtje me çka mundësuan që sistemi të vihet në funksion nga 1 shkurti. Për këtë MPB apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat, për siguri më të madhe personale dhe të përgjithshme, si dhe për uljen e aksidenteve rrugore.
Mevludin Imeri /SHENJA/

