Zv/kryeministri Sali takon Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy
Zv/kryeministri dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali, ka njoftuar se ka realizuar takim me Ambasadorin e Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. Në takim, sipas njoftimit, thuhet se është biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
“Sot pata nderin të takohem me Ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoy. Diskutuam për bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme, nga ekonomia dhe investimet e deri tek sigurimi i paqes dhe stabilitetit në rajon. Theksova edhe rëndësinë e Turqisë si anëtare e NATO-s dhe kontributin e saj në sigurinë dhe stabilitetin global.
Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për marrëdhëniet e forta vëllazërore mes vendeve tona”, ka shkruar zv/kryeministri i pare Sali.

