ALSAR në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini” organizon promovimin e veprës “Tragjedia Çame (1913 – 1945)”
Fondacioni ALSAR, në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”, organizon promovimin e veprës dokumentare dyvëllimëshe: “Tragjedia Çame – Çamerya Trajedisi – The Cham Tragedy (1913–1945)”,
përgatitur nga Dr. Qerim Lita dhe Shkëlzen Halimi.
Kjo vepër vjen si një akt kujtese historike dhe përgjegjësie morale, duke dëshmuar përmes dokumenteve arkivore autentike genocidin, dhunën dhe dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë gjatë gjysmës së parë të shekullit XX. Siç theksohet edhe në parathënie, përvoja historike e çamëve përfaqëson një nga dramat më të rënda të pazgjidhura të historisë moderne shqiptare – një plagë që ende pret drejtësi.
Botimi përmbledh qindra dokumente arkivore nga arkivat shqiptare dhe ndërkombëtare, të renditura kronologjikisht, të shoqëruara me fotografi dhe referenca të sakta arkivore, dhe botohet në tre gjuhë: shqip, turqisht dhe anglisht, duke e bërë këtë dëshmi të aksesueshme për publikun vendas dhe ndërkombëtar.
Kujtesa historike, siç nënvizohet në këtë vepër, nuk është thjesht rikujtim i së shkuarës, por një detyrim për të mos lejuar harresën, për të nxjerrë mësime dhe për të mos lejuar përsëritjen e tragjedive të tilla.
🗓 29 janar 2026
🕔 Ora 17:00
📍 Hotel Tirana International

