Oda ekonomike: Bllokadat në vendkalimet kufitare nuk janë zgjidhje, do ta çrregullojnë qarkullimin e mallrave dhe furnizimin

Oda ekonomike: Bllokadat në vendkalimet kufitare nuk janë zgjidhje, do ta çrregullojnë qarkullimin e mallrave dhe furnizimin

Problemi me zbatimin e rregullës 90/180 ditë për shoferët profesionistë në transportin ngarkues rrugor (evidentimi i hyrjes dhe daljes në vendkalimetkufitare në pajtim me sistemin EES) duhet të kërkohet vetëm përmes institucioneve, dhe jo me bllokada të vendkalimeve kufitare, në mënyrë që të mos ndodhë kolapsi i tërë ekonomisë në shtet dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi, është qëndrimi i Odës ekonokmike të Maqedonisë ës Veriut.

Sipas Odës, bllokadat nuk mund të jenë zgjidhje, sepse nëse çrregullohet qarkullimi i mallrave në vendkalimet kufitare me BE-në vetëm një ditë, dhe jo madje shtatë ditës, siç janë paralajmërimet për momentin, humbës do të jenë jo vetëm transportuesit në komunikacionin ndërkombëtar rrugor, por edhe të gjitha subjektet afariste të prëfshira në bashkëpunimin e jashtëm tregtar.

Tani për tani, vlerëson Oda, askush nuk mund të tregojë se sa do të jenë humbjet sepseato do të shtrihen në disa baza: penallti për dërgesë të vonuar, anulim të marrëveshjeve, prodhim i pakësuar, eksport i parealizuar, pamundësi për prodhim me kohë për shkak të mungesës së lëndëssë parë,… por, është esigurt, shtoi, se humbjet do të jenë të përmasave të mëdha, që nuk është në interes të askujt.

“Javën e kaluar, LOEM, së bashku me odat nga Ballkani Peërndimor, i bënë thirrje të përbashkët kryetares së Komisionit evropian në të cilën treguam se presim që vendet-anëtare të miratojnë masa të përkohshme, duke u mundësuar shoferëve profesionsitë në mënyrë të papenguar ta kryejnë transportin ndërkombëtar rrugor, gjithnjë derisa nuk vendoset një zgjidhje e përhershme sistematike. Qasja e këtillë do të ishte në interes të përbashkët të BE-së dhe Ballkanit Peërndimor dhe do të paraqiste sinjal të qartë për përkushtimin e besueshëm të integrimit të rajonit dhe ruajtjen e funksionimit të zinxhirëve të furnizimit. Qasja momentale është jokonzistente me qëllimet e Planit për rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe është vështirë të harmonizohet me përpjekjet tona të përbashkëta për integrim të mëtejshëm të ekonomive të rajonit në Tregun e vetëm të BE-së. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, si kandidatë dhe në rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE, tërësisht të rrethuar me kufijtë e BE-së, duhet të kenë dobi nga zbatimi më i thjeshtë dhe i diferencuar i regjimit të EES-së, që do ta reflektojë statusin e tyre si parnerë në zbatim dhe do të sigurojë dallim të qartë nga vendet e tjera të treta”, informoi Oda.

Përkujton edhe se BE-ja është tregu ynë më i rëndësishëm eksportues, me mbi tre të katërtat e importit të përgjithshëm të vendit.

“Prandaj në interesin tonë strategjik është të ruhet stabiliteti i zinxhirëve të furnizimit dhe të zhvillohet pa pengesa qarkullimi i mallrave”, theksoi Oda ekonomike.

MARKETING