(VIDEO) “Shoferët rebelë” do të kapen me kamera edhe në rrugët dytësore

(VIDEO) “Shoferët rebelë” do të kapen me kamera edhe në rrugët dytësore

Në kuadër të projektit “Qytet i Sigurt”, Ministria e Punëve të Brendshme është duke bërë testimin, kalibrimin dhe verifikimin e kamerave të vendosura për mbikëqyrje të komunikacionit në Kumanovë dhe Tetovë. Më herët kjo është realizuar edhe në Shkup. Aktivitetet kanë filluar nga ora 08:00 dhe do të zgjasin deri në 20:00, ku në secilin lokacion procedura do të kryhet  për rreth 15 deri 30 minuta, dhe komunikacioni do të pezullohet përkohësisht gjatë zbatimit. Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ishte në terren në një lokacion ku po zhvillohet kontrolli dhe verifikimi final i sistemit inteligjent për detektimin automatik të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Gjatë procesit të testimit po kontrollohet qartësia e incizimeve, saktësia në leximin e targave të automjeteve dhe korrektësia e të dhënave që sistemi i regjistron. Sipas shërbimeve profesionale të përfshira në verifikim, devijimet e konstatuara në matjen e shpejtësisë janë minimale dhe dukshëm nën tolerancën e lejuar ligjore, çka garanton siguri dhe besueshmëri të lartë të sistemit”

Ministri tha se në fazën e parë, kamerat do të vihen në funksion në lokacione me rrezik të shtuar, ndërsa gjatë vitit sistemi do të zgjerohet gradualisht në të gjithë territorin e shtetit.

SINKRON: PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Sistemi funksionon automatikisht dhe në mënyrë të paanshme – kamera nuk bën dallim mes njerëzve, por evidenton shkeljen. Ligji vlen njësoj për të gjithë dhe siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor”

Do të aktivizohen edhe automjete të MPB-së të pajisura me kamera mobile, të cilat do të veprojnë veçanërisht në të ashtuquajturat “pika të zeza” të rrugëve. Toshkovski theksoi se zbatimi i sistemit tashmë po tregon efekte pozitive në drejtim të rritjes së diciplinës në komunikacion dhe uljes së rreziqeve në rrugë.

/SHENJA/

MARKETING