Colturi e mbyll në vendin e 12-të garën e sllallomit gjigand të zhvilluar në Republikën Çeke
Në pistën e Spindleruv Mlyn, në Republikë Ceke, u zhvillua sot gara e sllallomit gjigand për femra, e vlefshme për Kupën e Botës, ku mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Læara Colturi. Në përfundim të dy zbritjeve, skiatorja 19-vjecare shqiptare u rendit në vendin e 12-të. Zbritja e parë e penalizoi skiatoren kuqezi, pasi u rendit në vendin e 21-të, ndërsa në të dytën ajo fitoi plot 9 pozicione. Pas zbritjes së parë, colturi dha kohën 1‘14“37. Në zbritjen e dytë, koha e skiarores kuqezi ishte 1‘13“36, duke rikuperuar ndjeshëm. Me rezultatin e përgjithshëm 2‘27“73, Lara Colturi e mbylli këtë garë në vvendin e 12-të. Një konkurrim që nisi jo mirë për skiatoren shqiptare, por që arriti të rikuperojë në zbritjen e dytë, duke treguar pjekuri në skijimin e saj.

