Cole Palmer thuhet se është i shqetësuar në Londër dhe dëshiron të kthehet në Mançester

Cole Palmer thuhet se është i shqetësuar në Londër dhe dëshiron të kthehet në Mançester

Ylli anglez, Cole Palmer mund të bëjë një largim befasues nga Chelsea për t’u rikthyer te Manchester City.

Sipas The Sun, burimet pohojnë se Cole Palmer nuk është vendosur plotësisht në Londër dhe i mungojnë miqtë nga shtëpia në veri.

Raporti sugjeron që nëse ish-trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, do të zëvendësonte Pep Guardiolën te Manchester City, Palmer mund të tundohej nga një rikthim në Etihad.

Disa mbështetës të Chelseat janë shqetësuar, duke besuar se klubi mund të jetë duke përgatitur terrenin për një shitje të mundshme të Palmerit mes diskutimeve për ndërtimin e ekipit rreth Estevaos.

Siç vëren The Sun, çdo vendim për të përfituar nga Palmer ose Enzo Fernandez do të kërkonte riinvestim të konsiderueshëm për të shmangur një reagim të fortë nga tifozët.

Një largim i Palmer nga ‘Stamford Bridge’ do të pasuronte arkat e klubit londinez me së paku 100 milionë euro.

MARKETING