Trajneri i Juventusit kritikon Zhegrovën: Rrëmbehet nga furia, qëndron jashtë zonës së rrezikshme
Juventusi u mposht nga Kaljari me shifrat minimale 1-0 mbrëmjen e djeshme. Statistikat folën të gjitha për bardhezinjtë, por në fund 3 pikët shkuan në favor të Kaljarit.
Spaleti aktivizoi edhe Edon Zhegrovën në pjesën e dytë të lojës, duke freskuar forcat në repartin sulmues.
Megjithatë ai ka deklaruar për “Sky Sport” pas ndeshjes se nuk priste më shumë nga zëvendësimet. Trajneri i bardhezinjve u shpreh se Zhegrova po rrinte jashtë zonës kundërshtare dhe humbi qartësinë së bashku me Konseosaon.
“A prisja më shumë nga zëvendësimet? Jo, sepse edhe pse kanë karakteristikat për tu përshtatur me atë dendësi, ata rrëmbehen nga furia. Ata humbasin qartësinë. Konseisao erdhi të luante si mesfushor mbrojtës në vend që të qëndronte lart në fushë për të synuar lojtarin e tij. Vetë Zhegrova u largua nga zona e rrezikshmee zonës së penalltisë. Nëse Kalulu duhet të shkojë në krah dhe Kelly gjithashtu… Mbrojtësit duhet të jenë mbrojtës ata (Zhegrova dhe Konseisao) duhet të bëjnë diferencën në buzë të zonës.
Ne duhet të jemi më shumë në rolet dhe pozicionet që duhet të përpiqemi ti dëmtojmë. Megjithatë, ne e luajtëm ndeshjen, por duhej të shkonte në atë mënyrë. Ne duhet të jemi të mirë në shfrytëzimin e disa incidenteve të tjera”, ka deklaruar Luçiano Spaleti.

