Premier League/ Fund dramatik, Liverpool e pëson në minutën e 97-të
Liverpool vazhdon momentin e vështirë. Kampionët në fuqi, nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Fulham në transfertë, në duelin e javës së 20-të në Premier League.
Vendasit kaluan në avantazh më Wilson në minutën e 17-të, rezultat me të cilin u mbyll fraksioni i parë.
Miqtë barazuan me Wirtz në minutën e 57-të, ndërsa Gakpo përmbysi rezultatin në minutën e 94-t, duke krijuar idenë e një fitoreje për skuadrën e Slot.
Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e 97-të me anë të Reed. Ky është barazimi i dytë radhazi për Liverpool, që mban vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa Fulham renditet i 11-ti me 28.
Në duelet e tjera, Tottenham barazoi 1-1 ndaj Sunderland, ndërsa Newcastle mposhti 2-0 skuadrën e Crystal Palace. Everton u mund 4-2 në shtëpi nga Brentford.

