Edon Zhegrova luan mbi 45 minuta, Juventusi ndalet nga Lecce

Edon Zhegrova luan mbi 45 minuta, Juventusi ndalet nga Lecce

Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi nga Lecce, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” u ndal në një barazim 1-1, sfidë që e dominoi në përgjithësi.

Juvenutsi e nisi për mrekulli për të rrezikuar me Jonathan David e Manuel Locatellin, por që nuk i finalizuan rastet.

Ishte Leeds që në rastin e parë të rrezikshëm e zhbllokuan epërsinë. Lameck Banda përfitoi nga një gabim amator në mbrojtje për të kaluar mysafirët përpara (45+2’).

Në fillimin e pjesës së dytë, Luciano Spalletti e vendosi Edon Zhegrovën në fushë në vendin e Conceicaos dhe menjëherë ndryshoi loja. Ylli i Kosovës ishte i përfshirë në aksionin e golit të barazimit.

Zhegrova dhuroi topin te McKennie, i cili pasoi për Kenan Yildiz, me këtë të fundit që ia ktheu amerikanit dhe ai shënoi në portë (49’).

Juventusi kishte rastin e artë për ta përmbysur epërsinë sidoqoftë David dështoi nga pika e bardhë (66’).

Juve e kërkoi golin deri në fund me Yildiz që kishte një tjetër mundësi shënimi, por nuk e finalizoi.

Kësisoj, Juventus qëndron në pozitën e pestë me 33 pikë ndërsa Lecce zë vendin e 16-të me 17 sosh.

MARKETING