Mucunski: Përgjegjësia është e rëndësishme, ne qëndrojmë pas ShBA-së dhe popullit të Venezuelës për liri dhe demokraci

Mucunski: Përgjegjësia është e rëndësishme, ne qëndrojmë pas ShBA-së dhe popullit të Venezuelës për liri dhe demokraci

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski pasdite përshëndeti aksionin për arrestimin e presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro.

Mucunski, në një postim në profilin e tij në rrjetin social X, shprehet se është për t’u përshëndetur fakti që Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë.

“E përshëndes njoftimin e Donald Trump se Nicolás Maduro është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë”, shkruan Mucunski.

Ai gjithashtu i drejton fjalë lavdëruese edhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për, siç thotë ai, udhëheqjen e tij në përballjen me rrjetet narkokriminale të regjimit të Maduro-s.

“Përgjegjësia është e rëndësishme. Ne qëndrojmë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit venezuelas për liri dhe demokraci”, shton Mucunski.

MARKETING