(VIDEO) Plas grushti edhe në Arabinë Saudite, e pëson Zhoao Feliks në humbjen e Al Nasr
Al Nasr kryesues i kampionati në Arabinë Saudite është mundur dje në përballjen ndaj Al Ahli me shifrat 3-2. Por ajo që ka rënë në sy në fundin e ndeshjes, ishin momentet e tensionit dhe sherri i pazakontë që shpërtheu në fushën e lojës.
Pas një ndërhyrje në mesfushë në minutat shtesë, u ndezën gjakrat mes skuadrave dhe kapiteni i Al Ahlit, Ali Majrashi, nuk i mbajti dot nervat teksa goditi me grusht në fytyrë Zhoao Feliks, i cili po përplasej me disa futbollistë kundërshtarë.
Gjyqtari i nxori kartonin e kuq lojtarit të Al Ahli ndërsa rezultati i sfidës nuk ndryshoi. Megjithatë, Zhoao Feliks u bë përsëri protagonist pas vërshëllimës përfundimtare, duke u përplasur me një anëtar të stafit teknik të Al Ahli, për të treguar qartësisht se sa situatë e tensionuar po përjetohet edhe në kampionatin saudit.
اشتباك اللاعبين في الكلاسيكو 🤯#الأهلي_النصر | #دوري_روشن_السعودي pic.twitter.com/NYLKCpIdN6
— رياضة ثمانية (@thmanyahsports) January 2, 2026

