Mucunski, ambasadorit zviceran në RMV: Mund t’ju ndihmojmë për të lënduarit në zjarr, jemi të përgatitur mirë

Mucunski, ambasadorit zviceran në RMV: Mund t’ju ndihmojmë për të lënduarit në zjarr, jemi të përgatitur mirë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme nga ana tjetër, Timço Mucinski, njoftoi dje pasdite se pati bisedë telefonike me ambasadorin zviceran në vend, Christoph Sommer, pas aksidentit tragjik.

Në bisedën me të, Mucunski i tha ambasadorit se vendi është në dispozicion të Zvicrës në përballimin e kësaj tragjedie.

“Shpreha gatishmërinë e vendit tonë për të pranuar pacientë të lënduar dhe për të ofruar mbështetje të përshtatshme mjekësore në institucionet tona shëndetësore. Përveç kësaj, nëse është e nevojshme, jemi të përgatitur edhe që mjekët – specialistë nga Maqedonia, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në trajtimin pas tragjedisë në Koçani, të nisen menjëherë për në Zvicër dhe të ndihmojnë në procesin e trajtimit”, shkroi Mucunski në profilin e tij në Facebook.

MARKETING