(VIDEO) Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Mickoski paralajmëroi takim për zhbllokim të procedurës parlamentare

(VIDEO) Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Mickoski paralajmëroi takim për zhbllokim të procedurës parlamentare

Në paraqitjen e parë pas festave të fund vitit kryeministri Hristian Mickoski nuk ka përjashtuar mundësinë që të zhvillojë takim me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për të kërkuar de-bllokimin e procesit të emërimit të avokatit të popullit, i cili në Kuvend është bllokuar për shkak të mungesës së 2/3 të votave dhe shumicës së badenterit.

Mickoski nuk përmendi emra, por tha se gjatë kësaj periudhe do të takohet me deputet dhe grupe deputetësh për të tejkaluar këtë problem.

Duke kërkuar de bllokim të proceseve, Mickoski tha se ky proces ndikon në mënyrë direkte edhe tek raporti që përgatitet nga Komisioni Europian dhe nëse dikush dëshiron ta sheh Maqedoninë si shtet të BE-së duhet të mbështes këto propozime të Qeverisë.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Në periudhën që vjen do të diskutojmë me më shumë deputet dhe grupe parlamentare për tu tejkaluar ky problem. Vlerësojmë se duhet të tejkalohet sepse është pjesë e raportit që e përgatit Komisioni Europian për përparimin e Maqedonisë si vend dhe në rast se të gjithë duam që të ecim përpara dhe nëse të gjithë e kemi dëshirën që Maqedoninë ta shohim si vend të barabartë në kuadër të BE-së, atëher nuk shoh arsye se pse një vendim i tillë të mos mbështetet”.

Procesi i emërimit të avokatit të popullit në Kuvend është bllokuar nga mauji korriku i vitit 2025-së. Shumica parlamentare propozon që Faton Selami nga Tetova të ulet në karrigen e Avokatit të Popullit të lënë bosh nga Naser Ziberi për shkak të pensionimit. Por i njëjti nuk është i pranueshëm për opozitën.

Veç emërimit të avokatit të popullit, numër i madh i ligjeve për të cilat nevojiten 2/3 e votave të deputetëve po edhe badenteri janë bllokuar në Kuvend për shkak se shumica parlamentare nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve që kanë drejtë vote të dyfishtë në Kuvend.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING