Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Ka qenë e qartë që në fillim se asnjë ndryshim nuk do të vinte me këtë lloj koalicioni për Strugën dhe qytetarët e saj. Kandidatura e ashtuquajtur e pavarur aspak nuk ishte e tillë, kishte shumë parakushte që fatkeqsisht i shohim çdo ditë tek plotësohen…Nëse “ndryshimi” është Merko dhe VMRO, kjo nuk quhet ndryshim po vazhdimësi”, ka reaguar kështu Kryetari ASH-së, Ziadin Sela ndaj zgjedhjes së Mitko Stefkovskit për kryetar të Këshillit Komunal të Komunës së Strugës.

Sipas Selës me këtë vendim të sotit kjo nuk është zero korrupsion por është vazhdim i korrupsionit.

Nëse kompromisi sot i arrire bëhet mbi kurrizin e drejtësisë dhe llogaridhënies nga pushtetarët e deri djeshem të komunës së Strugës, kjo nuk është zero korrupsion, por shumëfishim dhe vazhdim i korrupsionit. Nëse zgjedhja e një kandidati të VMRO-së për kryesues të këshillit e kamufloni me bashkëjetesë ndërmjet komuniteteve etnike dhe demokraci, atëherë lind pyetja: pse Buteli, me mbi 50 për qind trup votues shqiptar, nuk e ka kryesuesin e këshillit shqiptar? Pse Bervenica jo? Dhe pse, sipas së njëjtës logjikë, nuk kryesohet Këshilli i Qytetit të Shkupit nga një shqiptar”, ka shtruar pyetje Ziadin Sela.

Për fund ai thotë prerazi se nga ”Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

MARKETING