Kuvendi shpall konkurs për zgjedhjen e kryeprokurorit pas kërkesës së Qeverisë
Kuvendi miratoi kërkesën e Qeverisë për shpalljen e konkursit publik për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri të shtetit, i cili do të zëvendësojë Lupço Kocevskin, i cili dha dorëheqje pak para se të shkarkohej nga detyra.
Në ditët në vijim, Kuvendi pritet të shpallë konkursin publik, ndërsa afati për dorëzimin e kandidaturave do të jetë 15 ditë nga dita e shpalljes. Kandidatët duhet të plotësojnë disa kushte, përfshirë së paku 300 kredi, kalimin e provimit të jurisprudencës si dhe përvojë të pandërprerë profesionale prej të paktën 10 vitesh në funksionin e prokurorit ose gjyqtarit.
Aktualisht, detyrën e kryeprokurorit të shtetit e ushtron përkohësisht Anita Topollova Isajllovska, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë Publike.
Këshilli i Prokurorëve do të përgatisë mendim për secilin kandidat të paraqitur dhe do t’ia dorëzojë atë Qeverisë për shqyrtim të mëtejmë.
Zgjedhja e kryeprokurorit të ri do të bëhet në Kuvend me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

