Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, sa % e qytetarëve kanë votuar deri tani

Rritet pjesëmarrja në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, sa % e qytetarëve kanë votuar deri tani

Në përditësimin e radhës për ecurinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në orën 17:34 kanë votuar mbi 38.35 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Sipas përditësimit të fundit, kanë votuar gjithsej 766 mijë e 663 qytetarë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po mbahen sot, pas dështimit për disa muaj me radhë për formimin e institucioneve të vendit.

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, interesimi i qytetarëve për të votuar mbetet i lartë në shumicën e komunave.

MARKETING