Trendafilov: Nuk duhet të diskutohet më për pagë minimale prej 500 eurove, viti do të nis me protesta dhe grevë
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, deklaroi se debati për pagën minimale prej 500 eurosh tashmë është i tejkaluar dhe se duhet hapur një diskutim serioz për një shumë prej 600 deri në 700 euro.
Ai tha se faktet tregojnë nuk duhet diskutuar më për pagë minimale prej 500 eurove, sepse diçka e tillë është shumë e nevojshme.
“Po luftojmë për rritjen e pagës minimale dhe shoh se ekziston një disponim i caktuar për këtë. Si LSM, këtë e bëjmë që nga fillimi i vitit dhe jemi të gatshëm edhe për protesta dhe greva. Në periudhën e kaluar deshëm të sigurojmë të dhëna relevante në mënyrë të argumentuar, sepse jemi akuzuar”, deklaroi Trendafilov.
Ai shtoi se analizat që posedon LSM janë në favor të punëtorëve, por, siç theksoi, njëkohësisht janë edhe tronditëse dhe tregojnë nevojën për përmirësim urgjent të të ardhurave.

