Kosovë, pesëmarrja në votime deri në orën 14:00 është 18.35%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e parakoshmë parlamentare. Sipas të dhënave të KQZ deri në orën 14:00 kanë votuar 18.35% e qytetarëve.
366 mijë e 876 qytetarë kanë përdorur të drejtën e tyre për të votuar ndërsa votimi do të vijojë deri ne orën 19:00. Këto të dhëna janë publikuar nga procesimi i të dhënave nga 97.54% e vendvotimeve.
Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë. Në këto zgjedhje marrin pjesë 24 subjekte politike: 18 parti, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

